Arratisja e Gruevskit në raportin e PE-së për Maqedoninë

Arratisja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe marrja e azilit politik nga Hungaria u bë pjesë e agjendës së veprimit të socialdemokratëve evropian dhe të gjelbërve të cilët paralajmëruan se do të parashtrojnë amendamente të rezolutës së raportuesit Ivo Vajgëll për përparimin e Maqedonisë për të cilin duhet të votohet javën e ardhshme. Socialdemokratët citojnë se Gruevski duhet të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë dhe i bëjnë thirrje Hungarisë si vend anëtar i BE-së ta respektojë qeverisjen e të drejtës dhe ta ekstradojë Gruevskin në Shkup. Socialdemokratët presin të gjitha palët e prekura të sillen me ashpërsi në lidhje me ligjet relevante nacionale dhe ndërkombëtare.

Marketing

Ata në një amendament tjetër kërkojnë raporti gjithashtu të theksojë se “pas procesit gjyqësor transparent, Nikolla Gruevski është dënuar nga gjykatat e Maqedonisë për keqpërdorim të funksionit me dy vite burg, se shumica e gjykatave e konfirmuan vendimin dhe vendimi hyri në fuqi prejse i shfrytëzuan të gjitha të drejtat e ankesave, se është akuzuar në katër lëndë tjera penale dhe pesë hetime tjera penale në të cilat ai është involvuar, ndërsa tani janë në rrjedhë”. Të gjelbrit u bëjnë thirrje autoriteteve hungareze t’i japin të gjitha informatat relevante dhe sqarimet e nevojshme të cilat kanë të bëjnë me rastin e Gruevskit, i cili, siç thuhet, është arratisur nga vendi i tij me përkrahje të fshehtë diplomatike nga Hungaria. Tani për tani nuk dihet nëse dhe cilat nga këto amendamente do të përkrahen nga eurodeputetët javën e ardhshme, por burime të Parlamentit Evropian për MIA-n thonë se pritet të ketë shumicë për amendamentin e socialdemokratëve, duke përfshirë edhe me vota nga Partia Popullore Evropiane, përveç, me siguri, deputetëve hungarez.

Marketing