Arratisje spektakolare në Francë, i dënuari largohet me helikopter nga burgu

Një ganster i njohur ia ka dalë ta arratiset nga një burg në Paris në mënyrë spektakolare. Lajmin e bënë të ditur vetë autoritetet franceze.

Marketing

Redoine Faid u arratis pasi tre bashkëpunëtorë të ti, të armatosur rëndë, zbritën se bashku me helikopterin në oborrin e burgut.

Faid është 46 vjeç dhe po vuante një dënim me 25 vjet burg për një grabitje të dështuar që përfundoi me vrasjen e një oficeri policie.

Kjo është hera e dytë që Faid arratiset nga burgu. Në vitin 2013, ai u arratis pasi mori peng katër gardianë.

Në vitin 2009, Faid ka shkruar një libër, në të cilin ka rrëfyer fëmijërinë në një nga periferitë më të trazuara të Parisit. Pas diplomimit, ai ishte shprehur se e kishte lënë pas të qenit pjesë e botës së krimit, por një vit më vonë u përfshi në një grabitje që nuk shkoi sipas planit, duke lënë të vrarë një polic. Për këtë, Faid u çua të vuante dënimin në burgun Seine-et-Marne.

Sipas faqes franceze Europe 1, arratisja e tij e fundit u krye pa lënduar asnjeri. Helikopteri me të cilin ai u largua së bashku me bashkëpunëtorët e tij u gjet më pas i djegur në Bourget. /BBC-