Arresti shtëpiak i Janevës,VMRO-DPMNE: Skenar dhe teatër i turpshëm, me paramendim

Dalja e Janevës nga Shutka, për VMRO-DPMNE-në është një skenar dhe teatër i turpshëm, me paramendim.
Zoran Zaev së pari në një takim liderësh, disa muaj më parë njoftoi se do të duhej të lirohej nga paraburgimi Katica Janeva, dhe më pas tha se janë gënjeshtra me bisht. Sot, është e qartë se çfarë lloj skenari është duke u punuar, ku aktrojnë si në teatër dhe grinden Ruskovska dhe Apeli, pastaj do të raportojnë në polici, ku Ministri është më i afërt me Zoran Zaevin dhe në përplasje me këtë prokurori, që në fund Zoran Zaev të thotë se duhet një veting sipas masës së tij – u shpreh Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së

Marketing
Marketing