Arrestime në Turqi, në pranga 181 të dyshuar

Policia turke arrestoi të martën 181 persona që dyshohen për lidhje me një grup që fajësohet për grushtin e shtetit të vitit 2016 – tha zyra e prokurorit publik në Ankara.

Marketing

Arrestimet erdhën pasi prokurori publik lëshoi fletë arreste për 260 të dyshuar që akuzohen se kanë përdorur aplikacionin e koduar të mesazheve ByLock, që autoritetet besojnë se ishte përdorur për të koordinuar përpjekjen për grusht shteti.

18 të dyshuar të tjerë, mes tyre 10 doktorë, kërkohen për një hetim të dytë. Zyrtarët kanë arrestuar deri më tani 171 persona në Ankara dhe 10 të tjerë në qytete të tjera të vendit. Dhjetëra e mijëra janë arrestuar për lidhje të dyshuara me predikuesin mysliman me banim në SHBA, Fetullah Gylen që Ankaraja thotë se urdhëroi grushtin e dështuar të shtetit. Vetë Gyleni i mohon akuzat.

Që nga grushti i dështuar i shtetit autoritetet po ashtu kanë shkarkuar apo pezulluar nga puna më shumë se 140 mijë punonjës të sektorit publik për lidhje të dyshuara me Gylenin.