Gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar në Tabanoc, gjatë kontrollit të veturës “Mercedes” me targa serbe, të cilën e ka drejtuar një burrë 61 vjeçar nga Serbia, është konstatuar se numri serik i veturës ka qenë i falsifikuar.
Personi menjëherë është arrestuar, ndërsa vetura e tij është konfiskuar.

Disa orë më vonë, për shkak të procedurës së mëtutjeshme personi dhe vetura janë dorëzuar në SPB Kumanovë, informuan nga policia.