Arrestimi i Gruevskit, Dujovski: Policia duhet ta kryej punën e saj

Do të ishte shumë dëshpëruese për shoqërinë tonë nëqoftëse pas ikjes së Gruesvkit fshihet ndonjë marrëveshje politike, shprehet profesori universitar Nikolla Dujovski për alsat-m.tv. Sipas tij në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë marrëveshje me kriminelët, ata duhet të përballen me drejtësinë dhe të vuajnë dënimin e merituar.

Marketing

“Kjo do të ishte shumë dëshpëruese për shoqërinë tonë. Nuk guxon të ketë marrëveshje me kriminelët. E dini si, bëhet fjalë për persona që janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm, dhe pa marrë parasysh cili do politikanë që do të marr guximin të bëj një marrëveshje të tillë, që t’i mundësohet dikujt të ikë nga drejtësia, për shkak të paqes në shtëpi, nuk duhet të merret me politikë”, deklaroi Nikolla Dujovski, profesor universitar.

Dujovski më tej thekson se pas shpalljes së flet-arrestit, arrestimi i personit në ikje është përgjegjësi e policisë.

“Unë e di se policia vepron në bazë të urdhrave të gjykatës. Kur gjykata të shpallë flet-arrest, është përgjegjësi e MPB-së që ta gjej personin që ikë nga drejtësia, se kur do të ndodh kjo, do të shohim. Ndërsa, më herët ka pasur apo jo policia autorizim që ta ndjek se kah shkon ai, dhe kah lëviz ai nuk e di. Megjithatë personi në fjalë nuk është gjithsecili dhe atij i është marrë pasaporta dhe letërnjoftimi, që do të thotë se ai nuk mund të ikë jashtë vendit. Megjithatë në territorin e Republikës së Maqedonisë gjithkund mund të qëndroj pa ndonjë kufizim dhe pa drejtë që policia ta ndjek. Tani pasi që është shpallur flet-arresti ndaj tij, pres që policia ta kryej detyrën e saj”, tha Dujovski.

Marketing