Arrestohen 60 trafikantë shqiptarë

64 shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga pas finalizimit me sukses të mega-operacionit me mbështetje të Europolit në katër shtete.

Marketing

Sipas Europolit mafia shqiptare merrej me kultivim dhe trafik kanabisi dhe lëndë të tjera narkotike, prostitucion dhe pastrim parash në Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali.

Europoli njofton se në mega-operacion morën pjesë 600 oficerë policie ndërsa thekson se krimi i organizuar shqiptar mbetet një shqetësim tejet i madh për vendet europiane.

“Krimi i organizuar shqiptar vazhdon të mbetet një shqetësim për vendet në Evropë. Në mars, ekspertët mbi krimin shqiptar u mblodhën në selinë qendrore të Europol në Hagë për të diskutuar mënyrat për t’i trajtuar më mirë këto klane të dhunshme të mafias. Operacionet e mëtejshme të këtij lloji pritet të ndodhin në të ardhmen e afërt”-njofton Europoli.

Marketing