Arrestohen “biznesmenët” nga Maqedonia në Gjermani, nuk ua jepnin rrogat punëtorëve

Tre të dyshuarit kryesorë, shtetas të Maqedonisë dhe të Gjermanisë akuzohen se, përveç që i kanë kontrabanduar shqiptarët, ata po ashtu edhe i kanë privuar nga pagat e tyre.

Marketing

Policia Federale dhe Dogana e Gjermanisë në një aksion të përbashkët të përmasave të mëdha, kanë kapur të mërkurën në ishullin Rügen një rrjet kontrabanduesish me qenie njerëzore.
Ata dyshohen të kenë sjellë numër të madh shqiptarësh për të qëndruar dhe punuar ilegalisht në Gjermani, shkruan süddeutsche.de.

Gjatë aksionit janë bastisur gjithsej shtatë objekte, në mes të të cilave edhe një kantier ndërtimi në ish plazhin nazist të quajtur Prora, ku është arrestuar njëri ndër tre të dyshuarit kryesorë, transmeton albinfo.

Marketing