Arrestohen dy persona që ishin munduar të grabitnin dy yjet e Arsenalit

Dy persona janë akuzuar për tentativë grabitjeje ndaj dyshes së Arsenalit Sead Kolasinac dhe Mesut Ozil.

Marketing

Të dy lojtarët u përballën me dy sulmuesit që mbanin thika në Londër më 25 korrik.

Kolasinac u pa në kamera duke u përleshur me sulmuesi, teksa Ozil bënte me dorë në një restorant lokal për ndihmë, përcjell lajmi.net.

Gati dy muaj pas incidentit, Ashley Smith, 30 vjeç dhe Jordan Northover, 26 vjeç, tani janë akuzuar.

Në një deklaratë të lëshuar nga policia, tregohet se të dy përballen me akuza për tentim grabitje dhe kërcënim të një personi me armë në një vend publik, ndërsa Smith gjithashtu është akuzuar për mbajtjen e kanabisit.

Smith, i cili është në paraburgim, është vendosur të paraqitet në Gjykatën e Kurorës Snaresbrook në 3 tetor, ndërsa Northover do të shfaqet përmes videos në Gjykatën e Magjistraturës Highbury Corner më 25 shtator.