Arrestohen dy shtetas shqiptar për kontrabandë me drogë

Në një automjet me targa nga Shqipëria në kalimin kufitar “Bogorodica” Drejtoria e Doganave dje zbuloi dhe konfiskoi rreth 45 kilogramë drogë. Shoferi dhe bashkudhëtarja e tij, shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë marrë kallëzim penal për prodhimin dhe shitjen e 34,6 kilogramë marihuanë dhe 9,8 kilogram hashash.

Marketing

Siç informuan sot në pres konferencë nga Drejtoria e Doganave, dje në orën 12:30 në kalimin kufitar “Bogorodica” në dalje nga Maqedonia në një automjet me targa nga Shqipëria i drejtuar nga O.L dhe bashkudhëtari A.J. nga Shqipëria, doganierët gjatë kontrollit në dyshemenë e automjetit kanë gjetur 49 paketime me materie të gjelbër të mbështjellë në një shirit të zi.

Shefja e shërbimit për luftë kundër kontrabandimit Liljana Zhivkoviç-Davitkova qartësoi se droga e gjetur ishte e destinuar për tregun në Greqi dhe Turqi, ndërsa me prejardhje nga Shqipëria.

Marketing