Arrestohen dy shtetas të Kosovës, kapen me 550 pako cigare

“Mbrëmë pas mesnate, në afërsi të stadiumit të qytetit në Tetovë, pjesëtarë të policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria shtetasit e Kosovës I.C. (28) dhe A.L. (36), për arsye se në veturën e tyre, “Folkcvagen Golf” me targa të Kosovës, janë gjetur dhe konfiskuar 55 kuti (550 pako) cigare të llojllojshme dhe 1000 shkrepëse.

Marketing

Dy shtetasit e Kosovës janë mbajtur në Stacionin policor Tetovë dhe merren masat për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tetovës.

Marketing