Arrestohen dy të dyshuar për krismat në Tetovë, kërkohen edhe 4 të tjerë

Sapo janë arrestuar dy të dyshuar për krismat në Tetovë mëson TetovaSot nga burimet brenda MPB-së. Edhe zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi për TetovaSot konfirmon se dy janë të arrestuar dhe policia po kërkon edhe personat tjerë që janë bashkëpjesëmarrës për prishjen e rendit.

Marketing

“Po janë arrestuar dy të dyshuar deri tani, policia po kërkon edhe personat tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje, të lënduar nuk ka, dhe pritet që ngjarja të zbardhet së shpejti” thotë Rexhepi.