Arrestohen një shtetas turk dhe një serb në Aeroportin e Shkupit

Në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup” dje gjatë hyrjes në vend janë arrestuar një shtetas serb dhe një turk, për të cilët ka qenë e caktuar masa “A” (arrestim).

Marketing

Siç informon sot MPB-ja, në orën 17:30 dje në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup” për hyrje në vendin tonë, gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në evidencën operative është konstatuar se B.Z (24) nga Republika e Serbisë është i evidentuar me masën “A” (arrestim). Ai është arrestuar dhe dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

“Më 22.08.2019 në orën 21 në vendkalimin kufitar ‘Aeroporti Ndërkombëtar – Shkup” për hyrje në RMV, pas kontrollit të kryer të pasaportës dhe kontrollit të evidencës operative është konstatuar se R.S (61) nga Republika e Turqisë është i evidentuar me masën ‘Arrestim’. Ai është arrestuar dhe dorëzuar nëpunësve policorë nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Marketing