Arrestohen shtetas turq në aeroportin e Ohrit për shkak të falsifikimit të dokumenteve

Prokuroria Themelore Publike e Ohrit ka filluar procedurat kundër shtatë personave për kryerjen e veprës penale falsifikimit dokumenteve.

Marketing

“Shtetasit e dyshuar turq, të cilët janë në lidhje familjare, dje në aeroportin e Ohrit gjatë paraqitjes dokumenteve për udhëtim për Ohër-Luton kanë përdorur pasaporta të falsifikuara izraelite. Të dyshuarit gjithashtu kishin edhe dy fëmijë të lindur më 2014 dhe 2006”, thonë nga Prokuroria.

Gjashtë nga të dyshuarit hynë dje në Republikën e Maqedonisë me dy fëmijët nga Republika e Shqipërisë përmes vendkalimit kufitar Qafë Thanë. Njëri nga të dyshuarit hyri në vend më 19 janar përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë nga Republika e Bullgarisë.

Për të vazhduar procedurën penale, prokurori publik paraqiti propozim deri tek Gjykata Themelore e Ohrit për caktimin e masës së paraburgimit për pesë prej të dyshuarve, ndërsa për dy persona, nënat e fëmijëve, gjykata kërkoi masa paraprake “konfiskim të dokumenteve të udhëtimit”

Marketing