Arrestohet 22 vjeçarja nga Kërçova, posedonte substanca narkotike

Policia nga Departamenti për Tregti të Paligjshme në Kërçovë e arrestuan 22 vjeçaren me iniciale M.T nga Kërçova.

Marketing

Gjatë kontrollit në shtëpinë e saj në Kërçovë, me urdhër të gjykatës, oficerët e policisë gjetën dhe konfiskuan një substancë pluhur me ngjyrë kafe, disa shishe me lëng, marihuanë dhe sende të tjera.

Kundër saj do të ngrihet kallëzim penal në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.