Arrestohet arkëtari, ua mbajti në mend 1,300 konsumatorëve të dhënat e kartelave bankare

Yusuke Taniguchi, 34-vjeçar, u arrestua pasi kishte vjedhur informacion të kartelës bankare të 1,300 njerëzve, e më pas i përdori ato për të bërë blerje online.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘Sankei News’, një gazetë ditore në Japoni. Sipas policisë së Tokios, Taniguchi ka punuar në regjistrin e punëtorëve me kohë të shkurtuar në super-marketin Koto City.

Sa herë që një klient paguante me kartë krediti, i dyshuari thuhej se mësonte përmendësh numrin 16-shifror, emrin, datën e skadimit dhe kodin e sigurisë.

Ai i mbajti të gjitha informacionet në kujtesën e tij dhe i përdori për transaksion.

Taniguchi i tha policisë se do të merrte artikujt që i blinte në internet dhe t’i shiste përmes një dyqani lokal, për t’i mbuluar shpenzimet personale.

Incidenti që çoi në arrestimin e tij konsistonte në shpenzimin e një vlere totale përreth 2,500 euro për çdo llogari bankare.