Forcat filipinase kanë arrestuar Nafisa Pundog, gruan e udhëheqësit rajonal të organizatës terroriste ISIS Oweid Benite Marohombsar, i cili u paraqit si lideri i ri i DEASH-it për Azinë juglinodre.

Gruaja e Marohombsar, i njohur si Abu Dar, u arrestua në Santos, ndërsa urdhri për arrestimin e saj një vit më parë u lëshua nga Agjencia për Siguri Kombëtare të Filipineve, raporton agjencia e lajmeve Anadolu Agency.

Lajmi për arrestimin e Pundog, një nga gratë më të kërkuara në Filipine, u konfirmua nga policia në provincën Mindanao.

Pundog ishte arrestuar edhe më parë, ndërsa në vitin 2016 arriti të arratiset nga burgu në Marawi.

Shërbimi inteligjent filipinas muajin e kaluar publikoi një raport në të cilin thuhet se Abu Dar në krye të DEASH-it ka trashëguar Isnilon Hapilon, i cili u vra në përleshjet e vitit të kaluar në Marawi, ku humbën jetën 1.100 persona.