Arrestohet gruaja që sulmoi policin sepse ndëshkoi burrin e saj për shkelje në trafik

Rreth orës 11.30 policët nga departamenti i sigurisë rrugore gjatë kryerjes së detyrave ka dhënë shenjë për ndalimin e një automjeti të tipit “Mercedes” me targa të Shkupit, i cili nuk ka zbatuar urdhrin por ka vazhduar.

Marketing

Për këtë qëllim policët me automjetin zyrtar nxituan pas tij dhe arritën ta ndalonin atë. Ata konstatuan se automjeti ishte drejtuar nga SH.S. (48) nga Saraji.

Pasi ata kishin gjobuar personin në fjalë, nga makina del gruaja e tij K.S. (43) dhe godit policin.

K.S. është dërguar në stacion policor dhe pas dokumentacionit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa e duhur.

Marketing