Arrestohet inspektori shqiptar, mori 350 euro mito, ja kush është?!

Inspektori i ATK-së, Lavdim Rexhepi, i cili u arrestua dje për marrje ryshfeti në flagrancë, i kishte kërkuar një pronareje biznesi 350 euro.Detajet i jep sot në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur saktësisht në orën 18:30.“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar – Inspektor Tatimor në ATK, pasi që i njëjti kishte kërkuar nga një pronare e biznesit – ankuesja femër shqiptare 350 € para, me qëllim të zvogëlimit të borxhit ndaj ATK-së”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell Koha.net. “Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tej aty.

Marketing

Koha Ditore merr vesh se fjala është për Lavdim Rexhepin.Arrestimin e zyrtarit të ATK-së, e ka konfirmuar mbrëmë për Koha.net edhe Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës. Ai ka thënë se “hetues të Policisë së Kosovës (DHKEK) nga Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë gjatë angazhimeve të tyre hetimore dhe operacionale në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë arrestuar një përson të dyshuar inspektor në ATK, me iniciale (L.R.) nën dyshimin se ka ‘keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar’”.

Marketing