Arrestohet Katica Janeva

Shtëpia e kryeprokurores të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva është rrethuar nga policia e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

Nga pamjet, shihet se si Katica Janeva shoqërohet me policë në veturën e policisë. Informacionet e para janë se ajo do të mbahet në arrest dhe ndërkohë janë konfiskuar edhe materiale tjera teknologjike nga shtëpia e saj.

Janeva ka qenë temë për tre javët e kaluara duke qenë e përmendur në afërën “Haraçi”, së bashku me afaristë, Bojan Jovanovskin- Boki 13 dhe të tjerë për keqpërdorim të detyrës dhe tregti me ndikim.

Në ora 14:00 është caktuar konferencë për shtyp e prokurorit Publik, Ljubomir Joveski dhe shefes së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe prokurore e lëndës “Reket”, Vilma Ruskovska.