Arrestohet mallakastrioti, plagosi rëndë me thikë gruan e tij

Një 56-vjeçar u arrestua nga Policia në Mallakastër pasi ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.
Behar Z. banues në Visokë të Mallakastrës ishte shpallur në kërkim për “Plagosje të rëndë me dashje”.

Marketing

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 16 nëntor 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Behar Z., në muajin Mars 2018 për motive të dobëta ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, L.Z.