Është arrestuar pas tre muajsh në Mirditë, i pesti anëtar i bandës që u kap duke shkëmbyer kanabis në Rrëshen.

Florian Përbiba, 20 vjeç, nga fshati Simon i Mirditës, ishte i vetmi që arriti t’i shpëtojë kurthit të Policisë së Lezhës në mars 2020.

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “

Policia tha se nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëautor me shtetasit O.K, E.Q, K.Sh dhe E.Gj, të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit ” Shkëmbimi”në mars 2021 në Rreshen, duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Artikulli paraprakU dënua me rreth 14 vite burg për udhëheqjen e organizatës kriminale, eurodeputeti i “Agimit të Artë” ekstradohet në Greqi
Artikulli tjetërFilipçe: Nuk ka keqpërdorim të termineve