Një shtetas rus i cili u arrestua javën e kaluar për spiunazh në Norvegji, hodhi poshtë akuzat me pretendimin se e gjitha kjo është një keqkuptim, njoftoi sot avokati i tij për median.

Shërbimet sekrete norvegjeze (PST) njoftuan të dielën arrestimin e një shtetasi rus i dyshuar për spiunazh gjatë një seminari në Parlamentin e vendeve skandinave.

I moshës 51 vjeç sipas mediave lokale, i akuzuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, do mbahet në paraburgim për dy javë, një ditë pas arrestimit të tij të premten në darkë në aeroportin e Oslos.

Sipas PST-s, faktet kompromentuese u regjistruan gjatë një seminari ndërparlamentar me pjesëmarrjen e 34 shteteve për çështjen e dixhitalizimit, që u mbajt të enjten dhe të premten në Stortin, Parlamenti norvegjez.