Një person i cili po shkonte me 35 femra në të njëjtën kohë, është arrestuar pasi kishte marrë shumë dhurata nga secila prej tyre.

Takashi Miyagawa, nga Japonia i kishte dhënë ditëlindje të ndryshme secilës grua me të cilën po kalonte kohë, duke marrë kështu edhe dhurata të shumta dhe të shpeshta.

Japonezi 39-vjeçar është arrestuar për mashtrim të 35 grave duke pretenduar se ishte serioz në lidhje, me secilën prej tyre.

Një gruaje 47-vjeçare, Miyagawa i kishte thënë se e kishte ditëlindjen me 22 shkurt, një gruaje 40-vjeçare i kishte thënë se e kishte ditëlindjen në qershor ndërkaq një gruaje 35-vjeçare, i kishte thënë se kishte lindur në prill. Ndërkohë, ditëlindja e vërtetë e tij është 13 nëntori.

Sipas mediave lokale, numri i përgjithshëm i viktimave nga mashtrimi i tij ka arritur në 35, ndërkohë që, pritet që ky numër të rritet.