Arrestohet personi që transportonte emigrantë

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar nga fshati Petralica i cili po transportonte 11 emigrantë, gjashtë nga Afganistani, tre nga Siria dhe nga një nga Iraku dhe Pakistani, deklarojnë nga MPB.

Marketing

Rreth orës 22:00 në rrugën A1 Negotin-Gradcko, tek lokaliteti arkeologjike Stobi, policia nga stacioni policor për kontroll kufitar “Mihajlovo” ka ndaluar një automjet “Volvo” me targa të Shkupit. Pas kësaj shoferi S.A. (22) është përpjekë që të ikë mirëpo është arrestuar.

Për kontrabandimin e emigrantëve është njoftuar edhe prokurori publik.

Marketing