Arrestohet Petroviq – Llaki Arambasha, i kërkuar për dhunën e 27 prillit

Mbrëm rreth orës 21:30 minuta policia ka arrestuar Svetozar Petroviqin, i dënuar me 18 muaj burg për “identifikim të rrejshëm”. Petroviq i njohur si “Llaki Arambasha” ishte i kërkuar me flet-arrest derisa për një kohë të gjatë ndodhej në arrati.

Marketing

Në bazë të informacioneve operative, policia e ka lokalizuar në një shtëpi në lagjen Kisella Vodë të Shkupit në afërsi të objektit të Komunës dhe për shkak të vendimit të plotfuqishëm menjëherë është dërguar në burgun e Idrizovës.

“Llaki Arambasha” ishte njëri ndër organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët” ndërsa ndaj tij Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka ngritur akuzë edhe për organizmin e dhunës së 27 prillit 2017 në Kuvend. Njihet si njeri i afërt i Todor Petrovit, kryetarit të Kongresit Botëror Maqedonas. Disa her ka qenë i denoncuar në polici për gjuhë të urrejtjes në rrejtet sociale./Alsat-M