Arrestohet pronari i një objekti hotelierik, ka punuar pas kohës së lejuar

Mbrëmë policia e Tetovës arrestuar një pronar të një objekti hotelierik në Gostivar. 46 vjeçari R.B. është arrestuar rreth orës 22:50 minuta në objektin nën pronësi të tij në afërsi të autostradës Gostivar-Tetovë.

Marketing

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pronari i objektit është arrestuar për shkak se ka punuar jashtë orarit të lejuar, respektivisht ka shkelur ndalesën për mbyllje të objekteve hotelireike/gastronomike pas orës 21:00, ndërsa në objektin e tij janë hasur 12 persona.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit, ndërsa objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.