Arrestohet shtetasi gjerman, anëtar i një grupi ndërkombëtarë kriminal

Byroja për Siguri Publike – Departamenti për zbulimin e krimit të organizuar së bashku me zyrtarët policorë të shërbimit gjerman dhe zyrtarët e njësisë për luftën kundër drogës në Hamburg, kanë arrestuar shtetasin gjerman 55 vjeçarin R.V.L, anëtar i një grupi ndërkombëtar kriminal.

Marketing

Shtetasi gjerman është kërkuar me flet-arrest ndërkombëtar të Itnerpolit për shkak të blerjes së 700 kilogramëve kokainë nga Amerika Jugore në Hamburg.

MPB gjatë kontrollit ka gjetur sasi më të vogël të kokainës dhe marijuanës, pesë telefona, para, lap top, dokument udhëtimi me emër tjetër, leje vozitje të rreme nga Polonia.