Gazeta sportive L’Equipe ka raportuar së italiani Marco Verrati është arrestuar nga policia, pasi që është zënë duke vozitur i dehur.

Mesfushori i Paris Saint-Germain është kapur nga policia, të cilët pas analizave është vërtetuar se ka nivelin e alkoolit në 0.49 mg/l, në unazën e qarkore të rrugës 13 në rrethinë të Parisit.

Kjo është më shumë se dyfishi i limitit që lejohet në Francë, pra 0.20 mg/l, kurse gazeta raporton përmes “burimeve policore” se ai është burgosur dhe mandej është lejuar të largohet.

Varrati rrezikon që të dënohet për rrezikimin të këmbësoreve gjatë natës dhe suspendimin e lejës së vozitjes së tij.
PSG pritet që të merre masa disiplinore ndaj tij, pasi që kjo shkelje prish kodin etik në kontratën e italianit.