Arrestohet Vladimir Atanasovski, ish shef i DSK-së

Ish-drejtori i DSK, Vladimir Atanasovski është arrestuar sonte. Dje, tre nga të burgosurit e akuzuan atë për organizimin e sulmit ndaj Parlamentit më 27 prill të vitit të kaluar. Ai është punësuar nga udhëheqësi i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski si këshilltar i tij i sigurisë.

Marketing

Atanasovski i lindur më 18 shkurt të vitit 1984 në Delcevë, deri më 16 qershor 2018 ka qenë në këshillin e sigurisë së partisë. Në funksion erdhi më 1 shtator 2016, pasi Sasho Mijallkov dha dorëheqjen për shkak të një konflikti me grupin e forcave të policisë të armatosur nga Kumanova dhe Kosovës, ku humbën jetën tetë policë. Në diplomuar në fakultetin ekonomik në Shkup e pas diplomimit punësohet në Drejtorinë kundër larjes së parave si këshilltarë në sektorin për bashkëpunim ndërkombëtarë, në vitin 2010 ishte emëruar Drejtor për kundërzbulim financiarë. 1tv

Marketing