Arrestohet ylli i skuadrës nga Premierliga pas përleshjes në stërvitje

Claudio Ranieri po kalon nëpër një situatë të vështirë te Fulhami.
Trajneri i Fulham, Claudio Ranieri, tani është në presion të madh që të mbajë nën kontroll edhe lojtarët e tij.

Marketing

Sipas The Sun, Aboubakar Kamara është arrestuar nga policia angleze, pasi ka rrahur një anëtar të stafit të skuadrës angleze.

Policia e ka ftuar atë në stacion, duke mbajtur në paraburgim, pasi ka shkaktuar lëndime të rënda trupore anëtarit të Fulhamit.

Klubi anglez ka njoftuar se Kamara është përjashtuar nga të gjitha aktivitet në skuadër, pas incidentit në qendrën stërvitore të klubit.

Marketing