Juventus dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje të shkëmbimit të dy futbollistëve të rinj.Juventus dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e Matheus Pereira dhe Alejandro Marques.

“Goal Italia” raporton se marrëveshja është arritur dhe Pereira e Marques do t’i shkëmbejnë skuadrat.
Pereira i cili është aktualisht i huazuar në Ligue 1 te Dijon do t’i bashkohet Barcelonës.

Kurse, sulmuesi Marques do të jetë pjesë e Juventusit nga Barcelona B.

Juventus dhe Barcelona së fundmi spekulohej se kanë zhvilluar bisedime edhe për shkëmbimin e Federico Bernardeschit me Ivan Rakitic.