Raportohet se ministrat për Punë të Jashtme, Nikos Kocias dhe Nikolla Dimitrov kanë arritur një pajtim për një zgjidhje të mundshme të çështjes së emrit.

Në takimin e mbajtur në Bruksel, ku Këshilli i BE-së, (KiE) sot do të diskutohet rreth çështjes së emrit të Maqedonisë, është arritur deri te ky çast i shumëpritur, bën të ditur korrespondenti i agjencisë MIA.

Mediat greke raportojnë se biseda telefonike ka patur edhe ndërmjet kryeministrave Aleksis Cipras e Zoran Zaev, që mund të pasojë me telefonata tjera, apo edhe me një takim të ri të të dy kryeministrave.