Arrihet marrëveshje midis Qeverisë dhe sopotasve për dëmshpërblim

Qeveria e Maqedonisë dhe ish-të dënuarit në rastin e Sopotiti, kanë arritur marëveshje për dëmshpërblim.

Marketing

Në një takim midis sekretarit të Qeverisë dhe përfaqësuesit të Avokatit të Shtetit është arritur marrëveshje që të dëmshpërblehen ish- të dënuarit e rastit të Sopotit.

“Në mbledhjen e përbashkët mes sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë dhe përfaqësuesit të Avokatit të Shtetit është arritur marrëveshja për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti”, thonë nga Qeveria.

Ditëve në vijim Komisioni Ekonomik do të procedojë lëndën ndërsa të martën e ardhshme marrëveshja pritet të merr edhe pëlqimin edhe të Qeverisë.

Marketing