Arrihet marrëveshje për Eurokompozit, hiqen tendat para Qeverisë

Arrihet marrëveshje midis punonjësve të Eurokompozit dhe Qeverisë. Do t’ju paguhen dy rrogat deri të premten dhe do të kërkohet zgjidhje njëjtë siç u zgjodh “Feni industri”.

Marrëveshja është arritur në takimin e sotëm midis punonjësve dhe përfaqësuesve të Sindikatës për Industri, Energjetikë dhe Miniera (SIEM) me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

“Qeveria ndërmori obligim në mënyrë të njëjtë siç u zgjodh “Feni Industri” ta zgjidhë edhe “Eurokompozit”, sepse sipas rrëfimit të zëvendëskryeministrit ka kompani të interesuara të cilat dëshirojnë të investojnë”, tha kryetari i SIEM, Pece Ristevski pas takimit.

Para Qeverisë filluan të hiqen tendat e vendosura nga protestuesit e Eurokompozit.
Ata kërkojnë t’ju paguhen 18 rrogat e papaguara dhe kontributet për sigurim shëndetësor dhe pensional për gjashtë vitet e kaluara.