Arrihet më në fund marrëveshja: Fernandes transferohet te Man Utd

Manchester United ka arritur marrëveshje me Sporting Lisbonë për transferimin e Bruno Fernandes, për një shumë fillestare në vlerë prej 55 milionë euro.

Marketing

Goal konfirmon se ka pasur përparim në bisedimet mes klubeve të martën, dhe se marrëveshja mund të mbyllet para ditës së premte, kur përfundon afati kalimtar.

Manchester United mund të paguajë deri në 80 milionë euro për mesfushorin portugez, me një numër klauzolash që të dy palët janë pajtuar.

Fernandes pritet të udhëtojë drejt Mançesterit ditën e mërkurë për të finalizuar këtë transferim, dhe mund të debutojë të shtunën, në ndeshjen që Manchester United e luan kundër Wolves.