Arrijnë kërkesat e para për amnisti për 27 prillin

Në gjykatë kanë arritur kërkesat e para për amnisti të personave të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend, ndërsa afati përfundon të martën, pas çka gjykatësit do të kenë edhe pesë ditë të tjera për të sjellë vendime.

Marketing

Edhe pse Ligji për Amnisti përjashton nga falja organizatorët e 27 prillit, personat që kanë kryer akte dhune, personat e maskuar dhe drejtuesit e lartë të policisë që kanë vepruar kundër autorizimeve atë ditë, përsëri mbetet i paqartë fati i këtyre personave.

Deputeti Krsto Mukoski dhe Nikolla Mitrevski janë në mesin e pesë të akuzuarve për 27 prillin, të cilët dje kanë parashtruar kërkesën për amnisti.

Nga Gjykata konfirmojnë se pesë të akuzuar kanë paraqitur kërkesën për amnisti. Përveç Mukoskit dhe Mitrevskit, amnisti kërkuan edhe të akuzuarit Mlladen Dodevski dhe Oliver Radulov, si punonjës në DSK të cilët kanë larguar hard disqet nga kamerat e sigurisë në Kuvend.

Marketing