Pajisje me vlerë prej rreth 700 mijë euro për krijimin e borës artificiale ka arritur në qendrën për skijim – Mavrovë dhe do të vendosen në shtegun “Ednosed”. Këto pajisje pritet që ta zgjasin sezonin dimëror në Mavrovë.

Pajisjet bashkëkohore janë investim i pavarur dhe do të fillojnë të vendoset nga dita e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në katër muajt e ardhshëm, në shtegun me gjatësi prej 2 kilometrave do të vendosen 18 puse, ndërsa gjithë sistemi do të menaxhohet përmes sistemit kompjuterik dhe do të ketë mbikëqyrje 24 orëshe të shtegut, sasinë e borës dhe gjendjes meteorologjike të shtegut.

Bora artificiale do të fillojë kur të krijohen kushtet klimatike për këtë.