Arritën edhe mbi 9 mijë vaksina Pfizer

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se dje, në Maqedoninë e Veriut kanë arritur edhe 9.360 vaksina.

Marketing

Vaksinat janë të kompanisë Pfizer, ku 4.860 prej tyre janë nga marrëveshja direkte e Qeverisë me prodhuesin.

“Sipas marrëveshjes, Pfizer çdo të hëne do të sjellë në vendin tonë 5.000 deri 7.000 vaksina, gjegjësisht 26.000 doza janë paraparë për një muaj. 4.860 vaksinat e tjera, janë nga marrëveshja trelaterale në kuadër të programit “Team Europe””, njoftojnë nga MSH-ja.

Marketing