Arsenal afër finalizimit të marrëveshjes me mbrojtësin spanjoll

Skuadra e Arsenal është shumë afër që të sigurojë një përforcim për repartin e mbrojtjes.

Marketing

‘Gunners’ janë në bisedime me Flamengo, për kartonin e Pablo Mari, të cilin e duan qysh në janar.

‘Sky Sports News’ raporton se Pablo Mari do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore tek Arsenal, gjatë këtij vikendi, transmeton lajmi.net.

Anëtari i Flamengo aktivizohet në qendër të mbrojtjes, pikërisht ku Arsenal ka ngecur më së shumti në sezonet e fundit.

Nuk dihet akoma se sa ‘Gunners’ do të paguajnë për kartonin e lojtarit.

Marketing