Arsenal do të synojë një transferim të madh nga La Liga

Arsenal po shqyrton mundësinë për të rifreskuar forcat në fazën e sulmit.

Marketing

‘Gunners’ do të tentojnë që të nënshkruajnë me një sulmues të kalibrit botëror, gjatë merkatos së verës.Me Pierre Emerick Aubameyang që po lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Emirates’, tashmë flitet për një emër në listën e dëshirave të Arsenal.

‘Mirror’ shkruan se Arsenal kanë kontaktuar Valencian për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për Rodrigo.
Thuhet se Rodrigo do të jetë në dispozicion për shumën e 50 milionë funteve, më vonë gjatë këtij viti.

Mbetet të shihet se sa do të jenë në gjendje që të ofrojnë Arsenal, për lojtarin që e kërkoi edhe Barcelona gjatë këtij viti.