Arsenal jashtë garës për Carrascon, ja arsyeja

Arsenali thuhet se është jashtë garës për të nënshkruar me Yannick Carrasco nga Dalian Yifang.

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery, ka vetëm 45 milionë funte për të rindërtuar skuadrën e tij këtë verë, pasi nuk arriti ta siguronte plasmanin në Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Arsenali ishte shumë i interesuar për blerjen e shërbimeve të anësorit belg në janar, por tani duket se çmimi i Carrascos ka bërë që ‘Topçinjët’ të heqin dorë, sipas The Sun.

Nënshkrimi i Carrascos do të lërë Emeryn me vetëm 15 milionë funte për të forcuar më tej skuadrën e tij dhe si rezultat 25-vjeçari do kthehet në Evropë, por jo në ‘Emirates.

“E gjithë bota e di se unë dua të kthehem në Evropë”, tha Carrasco, siç raportohet nga The Mirror javën e kaluar.

”Tani, kjo varet nga presidenti dhe shpresoj që ai të gjejë një zgjidhje”, potencoi ish-lojtari i Atleticos.

evn