Arsenal ofron Granit Xhakën për mesfushorin e Monchengladbach

23:40 | 10 Maj 2021

Marketing

Arsenal pritet që në afatin kalimtar të janarit të bëjë disa transferime në mesfushë.

Sipas 90min, trajneri Mikel Arteta synon përforcime në mesfushë dhe i ka treguar klubit cilët lojtarë i do në “Emirates”, transmeton lajmi.net.

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria është në listën e dëshirave të “Topçinjve” dhe është i hapur për kalimin në Premierligë, ngase dëshiron të largohet nga klubi gjerman.

Thuhet se për të sjellë Zakarian në Angli, Arsenal do heq dorë nga shërbimet e ish kapitenit, Granit Xhaka.

Arteta mendon se Zakaria është i duhuri për të bashkëpunuar me Partey, andaj edhe do sakrifikojnë Xhakën.

Ndërkohë, nuk dihet nëse Xhaka është i hapur për largimin, ngase gjithmonë është titullar i padiskutueshëm./Lajmi.net/

Marketing