Arsenal rivalizon Real Madridin për Camavingan

8:16 | 11 Maj 2021

Marketing

Arsenal thuhet se është duke e vëzhguar situatën e yllit të Rennes, Eduardo Camavinga.

18-vjeçari është ndër yjet më të mëdhenj në Ligue 1, andaj edhe ka vëmendjen e top klubeve evropiane, transmeton lajmi.net.

Real Madrid është i interesuar që sa kohë të nënshkruajë me francezin, por sipas Le10 Sport, edhe “Topçinjtë” janë në garë.

Trajneri Mikel Arteta do këtë buxhet në këtë verë nëse skuadra siguron pjesëmarrjen në Evropë dhe është gati të bëjë disa transferime.

Camavinga deri me tani ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në qershorin e 2022 dhe Rennes do ta shesin për 65 milionë euro./Lajmi.net/

Marketing