Arsenal shënon fitore të madhe ndaj Manchester United (video)

Ka përfunduar ndeshja në mes të Arsenalit dhe Manchester United.

Marketing

Arsenal dhe Manchester United janë përballur në javën e 30-të në Premierligë, e që njëherësh ishte edhe ndeshja kryesore.

Topçinjtë arritën t’i mposhtin Djajtë e Kuq 2 me 0 në Emirates, për të kaluar në vendin e katërt.

Arsenal kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 12’-të, ku Granit Xhaka me një gjuajtje nga distanca e la të shtangur David de Gean.

Goli i dytë për vendasit erdhi në pjesën e dytë, pasi Pierre-Emerick-Aubameyang shënoi nga penalltia (69’).

Pas xhiros së 30-të, Arsenal gjendet në vendin e katërt me 60 pikë, ndërsa Manchester United në të pestin me 58. /Lajmi.net/

Marketing