Arsenal triumfon lehtësisht ndaj West Brom

21:51 | 9 Maj 2021

Marketing

Arsenal ka shënuar fitore në shtëpi ndaj West Brom.

“Topçinjtë” fituan me rezultat 3 – 1, shkruan lajmi.net.

Talenti Smith Rowe realizoi një gol të bukur për të ndryshuar rezultatin pas asistimit të Sakas (29′).

Pas vetëm gjashtë minutave, Nicolas Pepe dyfishoi epërsinë (35′), me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

E tëra që arriti të bënte West Brom ishte goli i nderit i shënuar nga Pereira (67′).

Derisa pritej që ndeshja të mbyllej me këtë rezultat, në skenë doli Willian që vulosi fitoren e vendasve (90′) me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Pas kësaj fitore, Arsenal ngritët në pozitën e nëntë me 52 pikë, derisa West Brom në vendin e parafundit me 26 sosh./Lajmi.net/