Arsenali dhe Chelsea fitojnë kurse Manchester City befasohet nga Wolves

Tri ndeshje mjaftë të mira janë zhvilluar në ligën angleze, ajo në mes Arsenalit dhe Bournemouth, Manchester City- Wolves dhe Southampton-Chelsea.

Marketing

Arsenali ka arritur të sigurojë fitore me rezultatin minimal 1-0, me golin e shënuar nga David Luiz, që ishte edhe goli i tij i parë me fanellën e Arsenalit.

Ndërsa skuadra e Guardiolës është befasuar nga Wolves të cilët e kanë mposhtur City-n me rezultat 0-2 golin e parë e ka shënuar në minutën e 80’ Traore, kurse vetëm disa sekonda para përfundimit të ndeshjes ai shënoi edhe golin e dytë.

Mirëpo skuadra e Lampard nuk ka lejuar që të ketë befasi për të pasi që ka fituar me rezultat 1-4 kundër Southamptonit.
Në këtë ndeshje ku u shënuan 5 gola, goli i parë erdhi në minutën e 17’ nga Abraham e serinë e golave e vazhdoi Mount, por pas tij golin e vetëm për Southamptonin e shënoi Ings, por goli i tij nuk mjaftoi pasi që Kante shënoi për golin e tret të Chelsea-it në ndeshje kurse vetëm 1 minutë para përfundimit të kohës së rregullt golin e katërt e shënoi Batashuay që u inkuadrua në lojë vetëm 5 minuta para se të shënonte.

Marketing