Arsenali fiton Superkupën e Anglisë, Liverpooli ‘bie’ në penallti

Arsenali ka triumfuar përballë Liverpoolit falë ekzekutimit të penalltive në Superkupën e Anglisë.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Marketing

Në pjesën e parë realizoi Pierre Emerick-Aubameyang (12’) një gol mjaft të bukur dhe më pas skuadra e Arteta pothuajse neutralizoi gjithçka në repartin defanziv.

Një moment shpërqëndrimi kushtoi Arsenalit, kur Takumi Minamino (73’) barazoi rezultatin, që doli të ishte rezultati final i takimit.

Në penallti më të saktë u treguan skuadra londineze, që triumfoi me rezultat 5:4, pasi Brewster i Liverpooli goditi transversalën.

Kjo ishte hera e 16-të që Arsenali fiton trofeun e ‘Community Shield’.

Marketing