Arsenali heq dorë nga Zaha, tani synon Malcomin

Arsenali ka nisur bisedimet me skuadrën e Barcelonës rreth angazhimit të Malcominit.

Everton kishte nisur ditë më parë një ofertë në vlerë prej 34 milionë eurove për brazilianin, të cilën do ta shqyrtojnë katalunasit.

Gunners do të paraqesë një ofertë për futbollistin pasi që hoqën dorë prej sjelljes së yllit të Crystal Palace, Wilfred Zaha.

Sulmuesi 22-vjeçar nuk arriti të arsyetoj blerjen te blaugranat në sezonin e parë në La Liga gjersa edhe PSG-ja është e interesuar për të transferuar lojtarin.

Theksojmë se londinezët janë të interesuar që të përforcohen edhe në repartin mbrojtës, aty ku kanë çaluar më së shumti në vitet e fundit.

Ndryshe, kujtojmë se kampionati anglez do të startojë rrafsh pas një muaji, përkatësisht me 10 gusht.