Arsenali i Artetas e fillon me fitore vitin 2020

Arsenali e ka filluar 2020-ën në mënyrën më të mirë duke e mposhtur me rezultat 2-0 Manchester United. Kjo është fitorja e parë e Mikel Artetas dhe vije kundër një kundërshtari që është rival i Arsenalit për top katër, Manchester United
Dy gola kanë qenë të mjaftueshëm për Arsenalin duke filluar me këmbë të mbarë vitin 2020.

Marketing

Një ndeshje që Arsenali arriti që ta menaxhonte mirë deri në fund të takimit, pavarësisht se kishte probleme përsëri në pjesën e dytë ku United nuk arriti që ti shfrytëzonte disa mundësi të mira për takim.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Arsenalin.
M’mu për këtë edhe goli i parë arriti herë pasi që ai u shënua në minutën e 8-të.
Kolosinac arriti që të pasonte si duhet në zonë kurse aty u gjend më së miri Nicolas Pepe për të shënuar golin e parë të ndeshjes.

Pepe ka mundur të shënoi edhe një gol në minutën e 35, mirëpo atë e ndali shtylla.

E kur u mendua që pjesa e parë do të përfundonte me rezultat minimal 1-0, dy minuta para përfundimit në skenë doli Sokratis ku pas një goditje nga këndi shënon në minutën e 43-të.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Manchester United, të cilët sulmuan disa herë por Arsenali arriti që ta ruante epërsinë e krijuar në pjesën e parë.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali ngritët në pozitën e 10-të me 27 pikë, kurse Manchester United tash do të këtë 4 pikë më pak se Chelsea që është në vendin e katër, pra 31 pikë.

Marketing